Kafsha e verbër dhe pa qime do të mund të jetë vendimtare për fitoren e njerëzimit ndaj sëmundjeve malinje.
Shkencëtarët japonezë kanë vërejtur që minjtë qerosë afrikanë janë jashtëzakonisht të rrallë dhe fare aspak nuk sëmuren nga kanceri, transmeton Telegrafi.
Fjala është për llojin e brejtësve, i njohur me emrin latinisht “heterocephalus glaber”, të cilin e karakterizojnë mungesa e plotë e qimeve nëpër trup dhe sjelljet e ngjashme me urithët.
I ngjan nga pak qenit të verbër, brejtësit i cili në vendin tonë pothuajse është zhdukur.
Siç është treguar, nga lëkura e tyre mund të nxirren qeliza amë të induktuara pluripotente, nga të cilat më vonë drejtpërdrejt në laborator prodhohen organet për transplantime.
Kjo do të mundet t’u ndihmojë si pacientëve të sëmurë nga kanceri, ashtu edhe të tjerëve të cilëve u është e domosdoshme ndihma e mjekësisë rigjenerative.
Problemi me transplantimin e indeve dhe organeve të marra nga njerëzit apo nga majmunët është se janë shumë të ekspozuar ndaj kancerit.
Për dallim nga ta, gjenet e miut afrikan nuk do të lejojnë që kanceri ta sulmojnë aq lehtë organin e ri.
Aq më tepër, organet e fituara në këtë mënyrë janë jashtëzakonisht të rezistueshme ndaj kancerit – thotë autorja e kërkimit, profesoresha Kiyoko Miura nga Universiteti Hokaido. /Telegrafi/