Telegrafi

Edhe Milani në kërkim të Boateng

Il Sussidiario njofton se gjiganti italian dëshiron që ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa Boateng është në listën e trajnerit Leonardo.

21-vjeçari është transferuar te Hamburgu nga Hertha Berlin në vitin 2007 dhe që atëherë është bërë lojtar i rëndësishëm i skuadrës gjermane.

Rossonerët mund ta angazhojnë gjermanin për shumën prej 12 milionë eurosh. /Telegrafi/