Telegrafi

Edhe Milani në garë për Joe Cole

Il Corriere dello Sport pohon se ky interesim i Milanit vjen për shkak se Joe Cole mund të transferohet pa shpenzuar asnjë cent. Megjithatë, thuhet se për të janë të interesuara shumë skuadra të Ligës Premier, ndër to edhe Tottenhami i Harry Redknapp, i cili është dhe favorit për transferimin e anglezit.

Rosonerët për Cole do të kenë konkurrent si zakonisht Interin, Lazion dhe Juventusin. Nga ana tjetër, pas deklaratës së djeshme të Fabianos se ai mund të bashkohet me Milanin ose Unitedin, mësohet se marrëveshja me Rosonerët është arritur, por problemi qëndron te Sevilla, që nuk po heq dorë nga çmimi prej 20 milionë euro. /Telegrafi/