Telegrafi

Edhe Microsoft me tablet?

Sipas raporteve të fundit të DigiTimes, thuhet se Microsoft është duke u bërë gati për të prodhuar tabletin e saj, i cili do ta mbajë emrin e kompanisë, dhe ndonjë shtesë tjetër identifikuese.

DigiTimes thotë se Microsoft ka qenë në bisedime me kompaninë Texas Instruments për të shikuar mundësinë e lansimit të tabletit të saj zyrtar, i cili do të ishte i bazuar në sistemin e saj të ri operativ, Windows 8.

Siç dihet, Microsoft në të kaluarën nuk ka pasur shumë sukses me pajisjet e saj harduerike, për shembull, me Zune.

Mirëpo, nëse në anën tjetër mendojmë për konzolën e saj, Xbox 360, atëherë nuk do të mund të konstatojmë të njëjtën gjë. / Telegrafi /