Telegrafi

Edhe Messi thërret Fabregasin

“Për mua do të ishte një gjë e mrekullueshme. Unë kam luajtur me të në ekipin e të rinjve dhe ai e njeh mirë Barcelonën”, theksoi Messi.

Siç qëndrojnë gjërat, gjasat që Fabregas t’i bashkohet Barcelonës janë minimale. Arsenali e ka thirrur në stërvitjet parasezonale dhe pos kësaj Wenger ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij presidentit të Barcës, Sandro Rosell, në një takim të mbajtur në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/