Site icon Telegrafi

Edhe meshkujt i kanë të domosdoshëm kremrat

Stefano Gabbana është ndër mbështetësit e saj më besnik dhe e ka mbështetur edhe për këtë libër që u vjen në ndihmë meshkujve që duan të kujdesen për veten dhe pse nuk kanë shumë kohë. “Kur shkruaja këtë libër kushtuar meshkujve, që përgjithësisht kujdesen pak për pamjen e tyre dhe rrallë shkojnë në qendrat estetike, kam mbajtur parasysh faktorin kohë. Për këtë arsye, kam menduar për ushtrime edhe më të thjeshta që bëhen në pak kohë.”

Lëkura e burrave është e ndryshme nga ajo e grave? Motivi është përqindja e testosteronit, që e bën shtresën e lëkurës më kompakte. Kjo nënkupton që rrudhat krijohen më vonë, por kur dalin janë më të dukshme, ashtu si janë të dukshme më shumë vijat rreth gojës dhe të gjitha vijat e fytyrës. Shtojini presionin gati të përditshëm të rruajtjes dhe dëmet janë shpesh të dukshme.”

Është kjo një arsye më shumë, edhe për ta, për të kërkuar mënyra riparimi. “Është njëlloj si me trupin. Kur burrat e kuptojnë që po humbasin forcën muskulore, shkojnë në palestër. E njëjta gjë vlen edhe për fytyrën me automasazhin.”

Ndonjë ushtrim i thjeshtë që bëhet në shtëpi? Për shembull, masazhi në formë S-je që bëhet për zonën e syve. Masazhi çdo ditë për një minutë në zonën anësore rreth syve përmirëson elasticitetin e lëkurës pikërisht aty ku zakonisht formohen ato rrudhat si rreze. Për masazhin përdorni vaj jojoba, bajamesh ose të ndonjë lloji tjetër, ose një krem ushqyes apo një maskë. Aplikoni sasi të bollshme të produktit në zonën rreth syve dhe masazhojeni me lëvizje rrethore për një minutë. Pastaj, duke përdorur pëllëmbën e dorës bëni lëvizje gjysmërrethore në formë S-je duke nisur nga zona pranë hundës dhe duke shkuar lart drejt tëmthave, si të donit t’i ngrinit flegrat e hundës më lart.

Produktet kozmetike për meshkuj: shërbejnë apo jo? “Sigurisht, në këtë rast hyn në lojë elasticiteti i lëkurës që pak ka të bëjë me muskujt e fytyrës, por mund të mbahet nëpërmjet përdorimit të kremrave dhe maskave. Sipas përvojës sime, është plotësisht e pavlerë t’i shpjegosh një burri pse një produkt është efikas ose si vepron. Do ishte kohë e çuar dëm. Ajo që i intereson është që produkti të përthithet shpejt dhe të mos lër shenjë në lëkurë. Kështu që do i bie shkurt: kremi i ditës është i nevojshëm për hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës.

Një këshillë: përdorini kremrat, ju lutem! – shkrua revistaclass. Ato shërbejnë për të mbrojtur lëkurën nga tharja, irritimet dhe rrudhat. /Telegrafi/
 

Exit mobile version