Site icon Telegrafi

Edhe meshkujt do të duhej të ndalonin pirjen e duhanit

“Meshkujt me anë të pirjes së duhanit rritin rrezikun për bartjen e gjeneve të dëmtuara tek pasardhësit, e kjo mund të rezultojë me dëmtim kongjenital”, ka thënë profesori Dieter Kohler nga Shoqata gjermane për pulmologji dhe sistem të frymëmarrjes.

Meshkujt të cilët dëshirojnë të bëhen prindër, do të duhej të prisnin një kohë në mes të lënies së duhanit dhe fillimit të shtatzënisë së partnerit. Sa më shumë që kanë pirë, aq më i madh është numri i mutacioneve të gjeneve të tyre, ka dëshmuar studimi kanadez i kryer në meshkujt e minjve laboratorik.

Edhe më herët dihet që pirja e duhanit tek femrat mund të dëmtojë shëndetin e frytit.

Exit mobile version