E plotësuar: Babai i deputetit të PDK-së, Mergim Lushtakut, Samiu, ka demantuar raportimet se i biri i tij ka braktisur seancën e sotme të Kuvendit.
Në një prononcim për Klan Kosova Lushtaku i ka quajtur gënjeshtra raportimet se Mergim Lushtaku nuk do jetë më pjesë e seancës së sotme dhe se nuk do të votojë Qeverinë Haradinaj.
—————————————
EDHE MËRGIM LUSHTAKU KUNDËR QEVERISË HARADINAJ?
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sipas informacioneve që ka RTV Dukagjini, nuk do të votojë pro qeverisë Haradinaj.
Sipas këtyre informacioneve Lushtaku është larguar krejtësisht nga objekti i Kuvendit të Kosovës, pasi që ai është ndarë i pakënaqur.
Ndërkaq siç mëson Tribuna Channel, është emri i Ministrit të Shëndetësisë, që u kandidua, Uran Ismaili.
Lushtaku kishte pritur që për Ministër të Shëndetësisë, të jetë ose Bekim Haxhiu ose Fadil Beka. Dhe Tribuna mëson që Lushtaku ka braktisur Kuvendin dhe nuk do të kthehet për të votuar kabinetin e ri qeveritar. /Telegrafi/