Telegrafi

Edhe Melihate Tërmkolli për një qeveri gjithëpërfshirëse

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, thotë se nevojitet krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Në situatën në të cilën jemi, kur asnjë bllok parlamentar nuk po arrin ta bëjë një shumicë stabile për të qeverisur, kur rivalitetet politike po shfaqen me konotacione ekstreme, e kur krejt kjo mund të ketë pasoja të mëdha për shtetin e qytetarët, konsideroj se zgjidhja do të ishte një qeveri e përbashkët nga të tri blloqet politike parlamentare”, thotë Tërmkolli në një deklaratë dërguar mediave. “Pas një viti, mbase mund të mbahen zgjedhje të reja parlamentare”.