Site icon Telegrafi

Edhe mediat e huaja raportuan për sulmin mbi Kuvend

Shpërthimi i fuqishëm që ka ndodh rreth orës 23:00 te Kuvendi i Kosovës është bërë kryetitull i medieve ndërkombëtare, përfshirë edhe ato rajonale.

Agjencia Reuters ka raportuar se nga sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit nuk ka të lënduar, ndërkohë që Radio Evropa e Lirë raporton se sulmi ndodhi derisa pritet votimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, transmeton lajmi.net.

Për sulmin ka raportuar edhe televizioni i madh amerikan Fox News, përfshirë edhe televizionin e madh evropian Euronews.

Përveç tyre edhe ato rajonale si serbe kanë raportuar gjerësisht mbi këtë sulm.

Gazeta Danas shkruan në ballinë që një sulm me zollë ka ndodh në objektin e Parlamentit të Kosovës, por që nuk ka pasur të lënduar pasi në atë orë askush nuk ka qenë prezent në objekt, transmeton lajmi.net.

Po ashtu thuhet se motoçikleta më të cilën është kryer sulmi është gjendur e djegur vetëm një kilometër larg.

“Policia e Kosovës ka bërë të ditur lajmin. Ata kanë siguruar vendin e ngjarjes, por që deri tash nuk ka ndonjë dëshmitar.”

“Policia do të shqyrtojë pamjet e kamerave të sigurisë të cilat ndodhen rreth objektit të Kuvendit” shkruan rikujtojnë mediat serbe.

Exit mobile version