Prej disa ditësh Shqipëria vazhdon të jetë një zonë aktive sizmologjike. Lëkundjet e tokës janë rikthyer sërish në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Sipas IGJEUM, mbrëmë rreth orës 01:46 është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.2 ballë dhe me thellësi 26 kilometra në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve të tokës.
Ndryshe dy ditë më parë Tirana u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 ballë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe dëme materiale, përveç panikut që shkaktoi tek qytetarët. /Telegrafi/