Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në luftën e fundit.
MPJ thekson se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës nga Serbia.
“Në festën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb.
Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postim në X.
On the national day of forcibly disappeared persons, we remember the 1600+ still missing in Kosova due to the Serbian genocidal regime.
?? actively seeks justice for war crimes, yet Serbia continues to shield those responsible, denying justice to this day. pic.twitter.com/lVGtA3Lb29
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) April 27, 2024
Ndryshe, sot në Ditën e personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit janë paraparë disa aktivitete.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë nderime te memoriali për të Pagjeturit.
Presidentja po ashtu bën homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës si dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor.
Edhe Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “ 27 Prilli 1999 Mejë”, në shënim të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë organizon homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Ndërkaq, Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut – Kosovë (YIHR KS) ka ftuar qytetarët që të bashkohen sot në aksionin “Edhe Sa Vjet n’Terr?” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.
“Në Sheshin Skënderbeu, duke filluar në orën 20:00, do të kujtojmë të gjithë personat e pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të nxitur vetëdijesimin dhe në të njëjtën kohë duke qëndruar në solidaritet me familjet e personave të zhdukur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/