Telegrafi

Edhe Mata në radarin e Barcelonës

Pep Guardiola ka nevojë për një anësor të majtë dhe e ka përcaktuar Matan si zgjidhjen e tij ideale. Edhe në të kaluarën Barcelona ishte në kërkim të produktit të Realit, por pengesë ishte presidenti Manuel Llorente që më në fund ka vendosur të kapitulojë pas borxheve të mëdha të akumuluara.

Barcelona dëshiron të përfundojë dhe zyrtarisht këtë transferim para Botërorit, pasi pritet që vlera e Matas të rritet dukshëm pas përfundimit të kompeticionit që fillon më 11 qershor. /Telegrafi/