Telegrafi

Edhe marrja e infuzionit bëhet me pagesë (Foto)

Pacientët të cilët deri më tani janë përballur me shumë probleme sa i përket furnizimit me barna esenciale për sëmundjet e tyre, ku është dashur që shumicën e tyre t’i paguajnë nga xhepi i vet, tashmë do të përballen edhe me një pagesë tjetër.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, të gjithë qytetarët e kësaj komune që do t’i nënshtrohen ndonjë kontrolli mjekësor dhe do të kenë nevojë të marrin infuzion duhet të paguajnë 1 euro për këtë shërbim, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e vënë në QKMF thuhet se në bazë të çmimores së shërbimeve shëndetësore për vitin 2016, çdo dhënje e infuzionit paguhet 1 euro. /Telegrafi/