Site icon Telegrafi

Edhe Marina Vjollca pjesë e Javës së Modës në Milano, shkëlqen me kreacionet e Elisabetta Franchi

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo është bërë nënë për herë të parë në vitin që lamë pas.

Bëhet fjalë për moderatoren Marina Vjollca, e cila përkundër angazhimeve në jetën private po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e përkushtuar në karrierë.

Prezantuesja nga Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në Javën e Modës në Milano, ndërsa Milano Fashion Week ka filluar më 22 shkurt dhe do të mbarojë në fundin e këtij muaji.

Disa nga stilistët e modës kanë prezantuar krijimet e tyre që i përkasin sezonit vjeshtë-dimër, ku mes tyre është edhe stilistja e njohur Italiane, Elisabetta Franchi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marina Vjollca

Duke qenë se është bërë pjesë e këtij brendi që disa muaj, Marina ka parakaluar në pasarelë duke prezantuar kreacionet e saj.

Në një fustan të zi unik, 31-vjeçarja ka shkëlqyer me dukjen dhe elegancën që ka sjell.

Vjollca ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, reperi Ghetto Geasy dhe motra e saj, Luana Vjollca. /Telegrafi/

Exit mobile version