Jemi mësuar edhe në të kaluarën që ta shohim Mariah Careyn të veshur në mënyrë ekspozuese.
Dhe 46-vjeçarja nuk e lë anash vënien në pah të formave të saja trupore. Ajo e ka bërë këtë gjatë një udhëtimi në Suedi, nga ku e ka postuar një fotografi në Instagram duke treguar të pasmet.
Diva e muzikës pop shfaqet vetëm me brekë dhe zbulon shumë nga figura e saj.
“Hej Suedi, jam e lumtur që kam ardhur prapë”, ka shkruar Mariah krahas fotografisë. /Telegrafi/