Diego Maradona edhe një herë është bërë temë e medieve, pas kritikave ndaj Kombëtares së Argjentinës, fjalëve jo të mira për Maruo Icardin, ish-ylli i Napolit kishte një incident të vogël me Sebastian Veronin në ‘Ndeshjen e paqes’.
Argjentinasi pas takimit refuzoi të jep një arsye të asaj që ndodhi, por ka thënë se e admiron Veronin si lojtar.
“Ajo që ndodh me Veronin mbetet mes nesh. Veron është një lojtar që e kam admiruar gjithmonë”, ka thënë Maradona rreth incidentit.
“Kush fiton të shtunën, Napoli apo Roma? Napoli”, shtoi El pibe de oro. /Telegrafi/