Telegrafi

Edhe Maqedonia pjesë e Çmimit Nobel për Paqe – 2017

Edhe Maqedonia është pjesë e Çmimit Nobel për paqe – 2017 të cilën e fitoi kampanja ndërkombëtare për heqjen e armëve atomike ICAN, koalicion i organizatave joqeveritare nga më shumë se 100 shtete.

Organizata joqeveritare “Gazetarë për të drejtat e njeriut” nga Maqedonia është pjesë e punës së 468 organizatave të cilat arritën të kontribuojnë që Nobeli i paqes për këtë vit të arrijë në duart e vërteta.

“Çmimin e fituam për mundin dhjetë vjeçar në luftën për ndalim të armëve atomike. Ky është çmimi i dytë Nobel për GDNJ, pas çmimit të parë të pranuar në vitin 1997, për luftën kundër minave.

Koalicioni ndërkombëtar me emrin ICAN, zyrtarisht ka filluar në vitin 2007 në Australi dhe sot bashkëpunon me 468 OJQ nga 101 shtete nga mbarë bota, ndërsa ‘Gazetarë për të drejtat e njeriut’ janë pjesë e zyrës rajonale të ICAN-Evropa Juglindore, me qendër në Beograd dhe përfshin Serbinë, BeH, Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën”, thotë Filip Spirovski nga GDNJ./Telegrafi/