Site icon Telegrafi

“Edhe Maqedonia ka vend në NATO”

Kryeministri malazez, Dushko Maroviq shfaqi shpresë se pas vendit të tij, edhe Maqedonia së shpejti do të mund të anëtarësohet në NATO. Maroviq foli për zgjerimin e mëtutjeshëm të Aleancës gjatë ceremonisë në Uashington për pranimin zyrtar të Malit të Zi në NATO, transmetoi Televizioni i Maqedonisë.

“Unë do të dëshiroja që edhe Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia ta përshpejtojnë procesin e vet. E dini se Maqedonia pati shkuar shumë larg, por për shkaqe të ndryshme ngeci në atë rrugë. Besoj se tani po krijohen rrethana dhe atmosferë e brendshme në Maqedoni që të niset me integrim të përshpejtuar jo vetëm kur është në pyetje NATO-ja, por edhe në Bashkimin Evropian. Mali i Zi është këtu ta përforcojë, të jetë me Maqedoninë dhe ta mbështesë dhe inkurajojë dhe kuptohet me njohuritë dhe përvojat e veta të kontribuojë që ai proces të përfundojë në afatin sa më të shkurtë të mundshëm”, deklaroi Maroviq.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu, paralajmëroi se Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina mund të pranohen në NATO nëse i zbatojnë reformat e nevojshme.

“Këtë që e bëmë sot dëshmon se dera e NATO-s është e hapur për ato shtete që janë të afta për reforma, ta zbatojnë sundimin e së drejtës dhe t’i modernizojnë institucionet e mbrojtjes. Punojmë me Bosnjë e Hercegovinën dhe me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe t’i zbatojnë reformat e domosdoshme në rrugën drejt anëtarësimit në NATO”, deklaroi Stoltenberg.

Sipas marrёveshjes sё Atlantikut Verior, qeveria e SHBA-sё ёshtё pёrgjegjёse pёr ruajtjen e dokumentacionit. Mali i Zi ёshtё aёtari i 29 nё NATO, e cila pas tetё vjetёsh i zgjeron sёrish radhёt e saj. Me kёtё hap NATO do tё tregojё, se vazhdon tё ndjekё politikёn e dyerve tё hapura, por nё aspektin ushtarak pranimi i Malit tё Zi nuk ka peshё. Ushtria e Malit tё Zi numёron vetёm rreth 2000 froca. Sidoqoftё portet nё Adriatik kanё rёndёsi strategjike.

Qeveria ruse e konsideron si provokim pranimin e kёtij vendi tё vogёl nё aleancё. Moska vazhdimisht ka paralajmёruar, e majde ka kёrcёnuar me “masa kundёr”. Por ndërsa kryeministri malazez Dusko Markoviç ndodhej në Uashington për ceremoninë e mbajtur në Departamentin e Shtetit me rastin e anëtarësimit, Rusia e dënoi ashpër atë që e cilësoi “histeri anti-ruse” dhe “kurs armiqësor” të Podgoricës.

Ministria e Jashtme në Moskë konsideron se Mali i Zi mban përgjegjësi të plotë për veprimet e veta, duke kujtuar dhe bashkimin e tij me sanksionet e bllokut europian kundër Rusisë në 2014-n. Në dritën e kësaj linje armiqësore të ndjekur nga autoritetet malazeze, pala ruse rezervon çdo të drejtë për të marrë masa shpaguese në bazë reciprociteti. “Në politikë, ashtu si dhe në fizikë, ndaj çdo veprimi ka një reagim” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kremlini me kёtё i druhet humbjes sё sferёs sё vet tё influencёs nё Ballkan. Zgjerimi i NATO-s ёshtё pёr Rusinё si njё halё nё sy dhe kjo ёshtё arsyeja kryesore e tensioneve prej kohёsh me Perёndimin. Por edhe brenda vet Malit tё Zi antarёsimi nё NATO ёshtё i diskutueshёm. Qeveria nё Podgoricё ёshtё pro-perёndimore, ndёrsa popullsia nuk e mbёshtet plotёsisht atё. Vlerёsohet se gati gjysma e popullsisё prej 620 000 banorёsh janё serbё rusofilё, qё janё kundёr antarёsimit nё NATO. Qeveria iu shmang njё referendumi pёr kёtё arsye, duke e kaluar nё parlament mё 28 prill 2017 miratimin e antarёsimit nё NATO, ku partia DPS ka shumicёn.

Exit mobile version