Site icon Telegrafi

Edhe macet tregojnë shenja akthi kur dëgjojnë shpërthim petardësh dhe fishekzjarrësh: Kjo është mënyra që mund t’u ndihmoni

Ofroni siguri kafshës suaj të dashur

Nëse kafsha juaj ka frikë nga tingujt e fuqishëm, ka mënyra se si t’i ndihmoni, ndërsa zgjedhja e mënyrave varet nga intensiteti i frikës.

Si mund të ndihmoni që macja juaj të ndihet më mirë?

– Mbajeni macen tuaj në banesë/shtëpi dhe mos i lejoni të dalë jashtë, nëse dëgjoni shpërthim petardësh apo fishekzjarrësh. Mbyllni të gjitha dritaret dhe ulni perdet, dhe në kohën kur dëgjohen petardët apo fishekzjarrët, shtoni volumin e muzikës dhe ndizni televizorin, në mënyrë që më pak të dëgjohen tingujt të cilët arrijnë nga jashtë, transmeton Telegrafi.

– Lejojeni macen të kërkojë strehë në ndonjë qoshe të fshehtë të shtëpisë nëse ai dëshiron – nën krevat, pas divanit ose dollapit. Mos u mundoni ta joshni dhe mos lëvizni kurrë mobilet për të arritur tek ajo, pasi kjo mund të shkaktojë vetëm më shumë stres. Lëreni kotelen të fshihet dhe ajo do të dalë vetë nga streha e saj kur të gjykojë se nuk ka “rrezik”.

– Nëse keni ndërmend ta festoni Vitin e Ri jashtë shtëpisë, lini kafshën tuaj në një pjesë të shtëpisë ku është e sigurt, mbyllni të gjitha dritaret, lëshoni perdet dhe lini televizorin ose radion ndezur, në mënyrë që zhurma nga jashtë të dëgjohet sa më pak. Kur janë të frikësuara, disa kafshë mund të bëhen shkatërruese, kështu që është mirë të hiqni çdo objekt që macja mund t’i rrëzojë ose shkatërrojë. /Telegrafi/

Exit mobile version