Site icon Telegrafi

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Diktatori bjellorus Alexander Lukashenko thotë se personat e dyshuar për kryerjen e sulmit pranë Moskës të premten e kaluar fillimisht u përpoqën të iknin në Bjellorusi.

Sipas gazetës shtetërore Belta, Lukashenko tha se vendi i tij kishte rritur shumë sigurinë në kufirin e tij me Rusinë pas të shtënave, që do të thotë se sulmuesit “e kuptuan se ishte e pamundur të hynin në Bjellorusi”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Ai tha se ata kishin ndryshuar planet e tyre dhe “u kthyen dhe shkuan në seksionin e kufirit ukrainas-rus”.

Katër burrat, të gjithë shtetas të Taxhikistanit, akuzohen për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë, i cili la rreth 140 të vdekur.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë torturimin që iu bë të dyshuarit për sulmin në Moskë – para se t’i pritet veshi dhe t’i futet në gojë

Presidenti rus Vladimir Putin ka fajësuar Ukrainën se qëndron pas sulmit, duke thënë se “terroristët u kapën teksa po iknin në Ukrainë”, duke pyetur se “kush i priste atje”.

Ndërkohë të martën, shefi i FSB-së i Rusisë sugjeroi se SHBA dhe Britania e Madhe mund të ishin përfshirë në sulm.

Ndryshe, dega afgane e Shtetit Islamik, ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /Telegrafi/

Exit mobile version