Telegrafi

Edhe ligjërues ndërkombëtar në Kosovë (Foto)

Shumë studentë ëndërrojnë që studimet t’i ndjekin në Universitete Ndërkombëtare, e kjo sepse sipas tyre, njohja me kultura dhe njerëz të ndryshëm do ju krijonte një përvojë të paharrueshme jetësore. Tash nuk ka më nevojë për zhgënjim, sepse një institucion në Kosovë është duke punuar vazhdimisht në afrimin e arsimimit kosovar me atë ndërkombëtar, e këtë po e bënë jo vetëm përmes shkëmbimeve studimore me Universitetet Ndërkombëtare, por edhe duke sjellur në Kosovë ligjërues të huaj e autoritativ.

Padyshim se këtë po e bënë Kolegji Universum, i cili kësaj radhe ftoi në një ligjeratë publike në kuadër të lëndës Menaxhimi i Projekteve, i Profesorit Uran Rraci, Dr. Carlos Felipe Escobar Roa, ish Rektor i Universitetit Elite e Universitetit El Bosque në Kolumbi dhe njëkohësisht, autoritet ndërkombëtar në menaxhim të arsimit dhe inovacionit. Përveç orientimit në edukim, ai poashtu, është edhe i diplomuar për mjekësi si otorinolaringolog.

Gjatë kësaj ligjerate mjaft atraktive, temë diskutimi ishte Kapitalizmi, Ekonomia e Lirë dhe Edukimi, tema mjaft të ndjeshme këto, të cilat ngjallën edhe interesimin e pjesëmarrësve duke krijuar interaktivitet, ndonëse edhe qëllimi kryesor i këtyre ligjeratave është krijimi i situatave të tilla, të cilat rrisin vetëbesimin e studentëve në procesin e komunikimit si dhe i fokusojnë drejt zbulimit të aftësive e zhvillimit të potencialeve.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Universum është Ndërkombëtar.