Në raportin e Korea Times thuhet se LG është duke krijuar gjeneratën e re të orës së mençur, së bashku me një produkt tjetër të ri inovativ, për të cilin thuhet se do të jetë i ngjashëm me Google Glass.
LG beson se orët e mençura janë produkte të domosdoshme, dhe se qëllimi i saj është të jetë në majat e trendeve të industrisë.
Sipas raporteve mediale thuhet se ora e LG do të bazohet në sistemin operativ Android, ndërsa si opsion i dytë mbetet edhe platforma e Mozillas, Firefox OS. / Telegrafi /