Telegrafi

Edhe Lenovo bën gati një fablet?

 

Përdoruesit mobil gjithnjë e më shumë po kërkojnë një pajisje mobile e cila është më shumë se telefon, por më pak sesa një tablet me diagonale të ekranit prej 7 inç.

Dhe kërkesën e tregut me sa duket më së miri e ka kuptuar kompania Samsung, e cila ka arritur që me modelin e fabletit Galaxy Note të marrë një pjesë të rëndësishme të tregut, edhe pse natyrisht konkurrenca është gjithnjë në rritje.

Njëri prej tyre së shpejti pritet të bëhet Lenovo, pasi që thuhet se prodhuesi i famshëm kinez tashmë është duke punuar në modelin e saj të fabletit të cilin do ta bazojë në sistemin operativ mobil të kompanisë Microsoft.

Fableti i Lenovo’së është e thënë se do të ketë një procesor quad-core dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me teknologjinë Full HD 1080p.

Edhe pse ende nuk dihet shumë në lidhje me pajisjen, padyshim se madhësia e ekranit pritet të jetë në mes të diagonales 4.7 e deri në 5 inç, nëse jo edhe shumë më e madhe sesa kaq. / Telegrafi /