Telegrafi

Edhe Lenovo me asistent virtual për të garuar me Amazon Echo dhe Google Home

Lenovo e ka paralajmëruar lansimin e një asistenti virtual për shtëpi, i cili është konkurrent direkt me modelet tashmë ekzistuese Amazon Echo dhe Google Home.

I njohur me emrin Lenovo Smart Assistant, pajisja është mundësuar nga softueri i Amazon Alexa dhe ka dizajn të njëjtë por me një kosto më të ulët.

Smart Assistant nga Lenovo sjell procesorin e Intel Celeron N3060 me 5-vat dhe sistemin e zërimit me 10-vat për muzikë.

Smart Assistant është kompatibil me aplikacionin e Alexa edhe me aplikacionet tjera të palëve të treta që janë dedikuar për këtë pajisje.

Lenovo ka prezantuar dy versione të asistentit të saj virtual, një model standard i cili kushton 129 dollarë si dhe versionin Harmon Kardon audio-versionin më cilësor për të ofruar performancë superiore për 179 dollarë. Modeli standard i Amazon Echo kushton 179,99 dollarë.