Site icon Telegrafi

Edhe lëkura dallon te njerëzit

Në bazë të ndjeshmërisë së lëkurës ndaj rrezeve të diellit, njerëzit i ndajmë në katër ‘fototipa’ të ndryshëm:

Fototipi 1: Ka lëkurë të ndritshme, me njolla, flokë të kuqe ose bionde, dhe sy të kaltër ose të gjelbër. Ky tip i lëkurës kurrë nuk nxihet dhe gjithmonë digjet. Pigmentimi është shumë i dobët dhe kjo është arsyeja kryesore e mosrezistimit ndaj diellit. Këtë tip të lëkurës e kanë rreth 2% e popullatës.

Fototipi 2: Lëkura është e ndritshme me tendencë të zhvillimit të njollave në verë dhe me flokë bionde. Edhe këtu pigmentimi është i dobët, kështu që lëkura është e prirë për t’u djegur. Nëse nuk ka mbrojtje adekuate, djegiet paraqiten pas 10 ose 20 minutash qëndrimi në diell. Këtë tip të lëkurës e kanë 12% e njerëzve.

Fototipi 3: Lëkurë mesatarisht e ndritshme, me flokë kafe ose të zeza dhe me sy ngjyrë kafe. Edhe pse për shkak të pigmentimit të mirë ky tip i lëkurës është më pak i ndjeshëm ndaj diellit, pas qëndrimit më të gjatë se një orë në diell pa mbrojte mund të paraqiten shenjat e djegies. Ky tip i lëkurës është më i shpeshti dhe përfaqësohet te 78% e popullatës.

Fototipi 4: Paraqet fototipin e errët (tipi mediteran), lëkura e errët dhe flokët e zeza. Për shkak të pigmentimit të fortë ky tip i lëkurës është më i qëndrueshëm në diell. 8% e popullatës e kanë këtë tip të lëkurës.

Exit mobile version