Telegrafi

Edhe Ledri Vula po vuan nga sëmundja vitiligo?

Ledri Vula vazhdon të jetë njëri prej reperëve më të pëlqyer të momentit e njëherësh shumë i kërkuar në estradë.

I njëjti ndër vite ka realizuar projekte të suksesshme, gjersa është tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte muzikore.

Megjithatë, kohëve të fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi të tij, në të cilat hedhin dyshime se Ledri po vuan nga një sëmundje e quajtur, Vitiligo.

Edhe Ledri Vula vuan nga sëmundja vitiligo? (Foto: Instagram)

Sëmundja Vitiligo përfshin gjendjën në të cilën lëkura humbë melaninën, pigment i cili definon ngjyrën e lëkurës dhe të qimeve.

Vitiligo shpesh shoqërohet me disa sëmundje autoimune; më së shpeshti me sëmundjen e gjëndrave tiroide në 30% të rasteve, sëmundjen e sheqerit, aneminë pernicioze, lupus erythematosusin, sklerozën sistemore, etj.

Kjo sëmundja nuk dhemb, nuk shkakton kurrfarë vështirësie, pos që i sëmuri për shkak të saj mund të vuajë psikikisht, mund të tërhiqet në vetvete dhe t’i shmanget shoqërisë.

Përveç Ledrit, edhe superylli Kim Kardashian është deklaruar se vuan nga kjo sëmundje tash e disa vite, madje shpesh ka ndarë me publikun problemet që ka. /Telegrafi/