Moti i ftohtë që po mbizotëron në Kosovë ka mbajtur paksa të ‘blinduar’ shumë prej qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe personazhet VIP apo këngëtarët, të cilët kanë ndërprerë paksa aktivitetin e tyre muzikor në këto ditë të ftohta.
Këngëtarja Fjolla Morina është larguar së fundmi bashkë me familjen për në Maldives, gjersa në Kosovë nuk gjendet as reperi Ledri Vula.
Ky i fundit ka udhëtuar bashkë me familjen e tij për në Kankun, atje ku moti i ngrohtë ofron komoditetin për të qenë sa më i relaksuar në këto ditë.
Ai ka publikuar në rrjetin social SnapChat disa fotografi, përmes së cilave ka ndarë me fansat disa prej momenteve të këndshme që është duke kaluar atje bashkë me prindërit. /Telegrafi/