Telegrafi

Edhe Lazio dështon në Europa League

Për më tepër, Lazio u mposht para tifozëve të saj me rezultat 2-1, pavarësisht se avancoi e para.

Pas një pjese të parë pa gola, italianët kaluan në epërsi me golin e Pasquale Foggia, në minutën e 14-të të pjesës së dytë (59’), por u treguan të pavëmendshëm në pjesën e fundit të ndeshjes, duke pësuar dy herë.

Austriakët barazuan tetë minuta para fundit të kohës së rregullt me anë të mbrojtësit Franz Schiemer, ndërsa arritën tek tre pikët falë golit të sulmuesit Marc Janko në çastet e fundit të takimit.

Në ndeshjen tjetër të grupit G, Villarrealit i ka mjaftuar një gol i Nilmar (72’) për të shënuar fitore si vendas Levski Sofia dhe për të arritur te tre pikët në rundin e parë të Europa League.