Këngëtarja Fjolla Morina është në përgatitje të projektit të saj më të ri, i cili do ta rikthejë në muzikë pas një mungese gati një vjeçare në tregun muzikor.
Ajo është shumë aktive dhe e kërkuar edhe në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat fotografi apo video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Fjolla ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet mjaft provokuese, ndonëse ishte veshur me një xhup të trashë.
Ajo ishte kujdesur që edhe kësaj radhe të dukej seksi, duke vënë në plan të parë gjoksin.
Me këtë fotografi, ajo u ka vërtetuar fansave të saj se di të shfaqet gjithnjë seksi, madje edhe kur vishet komplet me rroba të trasha. /Telegrafi/