Telegrafi

Edhe Kumanova në mbështetje të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta

Edhe kumanovarët do të mund të nënshkruhen dhe të japin mbështetje prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta të pikave ku do të jenë të vendosura në sheshet e qyteteve, të cilat, siç informon sot shoqata ‘Inkluzioni’, do të jenë të hapura prej nesër deri të premten, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në periudhën prej 11:55 deri 17:00 në sheshin e Kumanovës do të jetë e hapur libri për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshime ligjore dhe aktet nënligjore, si dhe rregullativa të cilat sillen për personat me nevoja të veçanta dhe familjet’, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ata poashtu bëjnë thirrje që kumanovarët të dalin dhe të japin mbështetjen e tyre për një ardhmëri dhe dinjitet më të mirë për personat me nevoja të veçanta. /Telegrafi/