Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se ai prioritet në veprim e tij politik e ka Komunën e Prishtinës.
I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me Ilir Dedën, i cili paralajmëroj se do të dalë më një formacion të ri politik, Ahmeti ka theksuar se nuk mund të flasë për situate hipotetike, dhe se nuk e mendon një gjë të tillë.
Ndryshe, Ilir Deda, në një konferencë për shtyp, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje VV-ja.
Ndër emrat e përfolur për një bashkim me Ilir Dedën në “Partinë e Re” ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Telegrafi/