Telegrafi

Edhe Krsto Mukoski lirohet nga burgu shtëpiak, do të gjykohet në liri

Gjykata e Apelit sot ka dorëzuar vendim në Gjykatën Themelore Shkupi 1, përmes të cilit ka pranuar ankesën e Krsto Mukoskit për të dalur nga burgu shtëpiak dhe të gjykohet në liri.

Ndaj Mukoskit, i cili është mesin e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Gjykata e Apelit i ka vendosur vetëm masat e përkujdesit, gjegjësisht marrjen e pasaportës dhe detyrim që rregullisht të paraqitet në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët edhe dy deputetët tjerë të OBRM-PDUKM-së, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov u liruan nga burgu shtëpiak duke ofruar garanci në para, që të gjykohen në liri. Edhe Ardaudov dhe Vasilevski janë të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/