Site icon Telegrafi

Edhe kriza ekonomike po ua merr jetën kosovarëve

Për më pak se tre muaj, pesë persona në Kosovë – dy femra dhe tre meshkuj – i kanë dhënë fund jetës së tyre.

Faktorët të cilët qojnë deri tek vetëvrasja mbeten të ndryshme, kryesisht të natyrës socio-ekonomike, mos perspektivës në shoqërinë kosovare, krizës së vlerave që ka prodhuar krizë të identitetit, depresionit, stresi posttraumatik etj.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, që nga viti 2001 e deri më 2016 janë shënuar 935 raste të vetëvrasjes dhe 2967 raste të tjera të tentimvetëvrasjes, gjë që i bie se për çdo vit pothuajse 65.7 persona kanë bërë vetëvrasje dhe 228.2 persona kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje

Mungesa e qendrave të trajnimit shpirtëror, mungesa e stafit i cili do t’i trajtonte rastet e tilla, tabutë të cilat ende kanë rol në shoqëri dhe kanë kompleks inferiroiteti në rast se konsultohen me ndonjë psikolog ose sociolog, janë disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare.

Ndryshe 10 Shtatori është caktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me nevojën dhe detyrimin për të zbatuar veprimet që ndikojnë në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global, pasi që vetëvrasjet mund të parandalohen. Megjithatë, një datë e tillë nuk është paralajmëruar se do të shënohet në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se në botë çdo vit vetëvrasje bëjnë gati një milion individë, kryesisht meshkuj në vitet e 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20-vjeçare. /GazetaFjala/

Exit mobile version