Telegrafi

Edhe KOSST ndihmon

Në letrën që sot i ka drejtuar Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka, ka theksuar:

“Pas kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar, dëshiroj të shprehë keqardhjen time të sinqertë dhe të ndajë me ju dhimbjen për fatkeqësinë që ka kapluar Shqipërinë duke shkaktuar vërshime nga uji të shumë sipërfaqeve të tokës dhe të shtëpive të banimit. Uroj që gjendja e krijuar të tejkalohet sa më parë dhe sa më lehtë, dhe që jeta e qytetarëve të viseve të prekura të kthehet në normalitet. Shpresoj dhe uroj që Republika e Shqipërisë të mos përballet më asnjëherë me situata të tilla të jashtëzakonshme dhe që qytetarët të kenë progres në çdo fushë të jetës.”/telegrafi/