Telegrafi

Edhe Kosnett kundër emërimit ë Shalës në krye të AKKVP-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka shprehur kundërshtimin e tij lidhur me zgjedhjen e Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Kosnett në një postim në Twitter ka thënë se me këtë deputetët e Kosovës treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat e pronës së qytetarëve.

“Pajtohem me Ambasadën Britanike në Kosovë. Thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ndaj emërimit të Naser Shalës në krye të Agjencisë për Verifikimin e Pronës ka reaguar së pari Ambasada britanike, e cila konsideron se Kuvendi zgjodhi kandidatin që nuk plotësonte kriteret.