Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka ndarë ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër COVID-19.
Ai ka thënë se është mirënjohës për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë.
“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër COVID-19”.
“Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë”.
Më herët, gjatë javës edhe kryeministri në detyrë e disa të tjerë kanë ndarë gjysmën e pagës për pandeminë.