Telegrafi

Edhe Komuna e Hanit të Elezit i jep mirënjohje Labit

Labinot Tahiri dhe Rafki Suma (Foto: Labinot Tahiri/Instagram)

Këngëtari dhe humanisti i njohur, Labinot Tahiri, muaj më parë pranoi mirënjohje nga Komuna Vushtrrisë dhe ajo e Vitisë.

Tani, ai ka pranuar edhe një mirënjohjen e radhës nga Komuna e Hanit të Elezit.

I pari i kësaj komune, Rufki Suma, i ka dorëzuar mirënjohjen këngëtarit Tahiri në nder të kontributit të tij për bamirësi.

Labinot Tahiri dhe Rufki Suma (Foto: Labinot Tahiri/Instagram)

Labi publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram nga takimi i zhvilluar me kryetarin e Hanit të Elezit, ku e falënderoi atë për nderimin që i bëri.

Ky është postimi i plotë i Labinot Tahirit (pa ndërhyrje):

“U ndjeva i nderuar kur pranova MIRËNJOHJE nga një udhëheqës i suksesshëm, kryetar i Hanit të Elezit , Z Rufki Suma!
Arsyea pse u ndjeva i tillë , ishte sepse ky njeri, pêrveq se iu dha ushtarakëve të tij motiv në luftën për Liri, ju dha edhe qytetarëve të kësaj ane motiv dhe dinjitet për tu krenuar me Komunën e tyre!
Kryetar, juve dhe gjithë kryetarëve të Komunave ku pa dallime kam shpêrndarë donacione edhe para edhe pas pandemisë, ju falenderoj për vleresimin e punës sime të cilën e bëj me shpirt, i obliguar nga Zoti dhe dora e popullit tim, të cilët më dhuruan epitetin e një HUMANISTI ashtu siq ishin të parët tanë, duke kontribuar me shumë dashuri me thënjen Dora për dorën e SHQIPTARËVE.
Do jem në shërbim të vendin ashtu siq ishin ushtarët tuaj.
Me respekt dhe dashuri për punën tuaj, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisē”. /Telegrafi/