Telegrafi

Edhe kompjuterët e Windows me aplikacione?

Diçka të ngjashme sikurse dyqanet virtuale të aplikacioneve në telefonat mobil, me kategori të ndryshme për vlerësimin e aplikacioneve, mundësi për përzgjedhjen e tyre, komente dhe mundësi të thjeshta të blerjes së aplikacioneve.

Shumë kompani tashmë janë duke u përpjekur të krijojnë një dyqan të aplikacioneve për Windows, i cili do të ishte i ngjashëm me atë të Apple, i cili quhet App Store.

Dhe jo më larg se dje, është lansuar Pokki, një dyqan virtual i cili ngjan shumë me platformat mobile të cilat ofrojnë aplikacione të ndryshme për përdoruesit e tyre.

Mirëpo, softueri i Pokki synon të jetë një dyqan virtual për kompjuterët shtëpiak, apo siç njihen ndryshe, desktop PC.

Në anën tjetër, Avenue është një platformë tjetër e aplikacioneve për Windows, e cila tashmë është plotësisht funksionale dhe e lehtë për tu përdorur.

Avenue App Store e kompanisë Netvolution, ka krijuar një mundësi të mirë për përdoruesit e sistemit operativ të Microsoft për të shkarkuar aplikacione të ndryshme për Windows.

Për momentin, Avenue App Store përfshin katër kategori të aplikacioneve, përkatësisht atë për lojëra, komunikim, argëtim, multimedial dhe jo vetëm. / Telegrafi /