Telegrafi

Edhe klerikët e Shqipërisë bëjnë “selfie” (Foto)

Në fotografinë që shihni, shfaqet prifti ortodoks teksa i tregon foton e tij katër klerikëve të tjerë, të cilët ishin ftuar të ndiqnin betimin e kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Veliaj, para Këshillit Bashkiak.

Ai ka fotografuar veten dhe këtë moment e ka ndarë edhe me drejtuesit e besimeve të tjera, të cilët ishin ulur krah njëri-tjetrit.

Ky gjest është kaluar me humor nga klerikët.