Telegrafi

Edhe kjo i ndodhi këngëtares Dafina Dauti, merr mikrofonin e emisionit në shtëpi! (Foto)

Këngëtarja Dafina Dauti ka qenë e ftuar së fundmi në një nga emisionet që transmetohet në RTV Dukagjini, për të rrëfyer për më të rejat e saj.

Por, pas përfundimit të intervistës, një ngjarje shumë interesante duket t’i ketë ndodhur këngëtares.

Lexo po ashtu Dafina Dauti prezanton dashurinë e saj nga shtrati (Foto)

Pas përfundimit të emisionit, gjersa po kthehej për në shtëpi këngëtarja Dauti ka harruar të heq mikrofonin, duke e bartur kështu gjatë gjithë kohës me vete.

“Intervistën e kam kry, por edhe mikrofonin me vete e paskam marrë. Po ia heq bateriat për mos ta hargju. Edhe kjo më ndodhi…”, shkruan Dafini në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram Story.

Dafina Dauti merr me vete mikrofonin e emisionit. Foto nga Instagram Story.

Sigurisht që pas kësaj ngjarje, këngëtarja është rikthyer sërish në studion e emisionit për ta kthyer mikrofonin, që pa ndonjë qëllim të keq e kishte marr me vete në shtëpi. /Telegrafi/