Këngëtarja Dafina Dauti ka qenë e ftuar së fundmi në një nga emisionet që transmetohet në RTV Dukagjini, për të rrëfyer për më të rejat e saj.
Por, pas përfundimit të intervistës, një ngjarje shumë interesante duket t’i ketë ndodhur këngëtares.
Pas përfundimit të emisionit, gjersa po kthehej për në shtëpi këngëtarja Dauti ka harruar të heq mikrofonin, duke e bartur kështu gjatë gjithë kohës me vete.
“Intervistën e kam kry, por edhe mikrofonin me vete e paskam marrë. Po ia heq bateriat për mos ta hargju. Edhe kjo më ndodhi…”, shkruan Dafini në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram Story.
Sigurisht që pas kësaj ngjarje, këngëtarja është rikthyer sërish në studion e emisionit për ta kthyer mikrofonin, që pa ndonjë qëllim të keq e kishte marr me vete në shtëpi. /Telegrafi/