Nxënësit kanë ”luajtur” lojën e ”dhunës në Kuvendin e Maqedonisë” para se mësuesi të hyj në klasë.
Pasi mësuesi është futur në klasë, në vend që të ndalojë dhunën në klasë ndaj një nxënësi që kishte rolin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ai e ka vazhduar tmerrin duke thënë ”eja të të tregoj si është rrahur Sela” dhe e ka goditur me shuplaka nxënësin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Prindi i nxënësit të rrahur është ankuar tek drejtoresha dhe ka kërkuar që i njejti mos të jep mësim më pasi edhe më herët ka pasur ankesa për dhunë nga i njejti arsimtar.
Prindi Dejan Karanfilofski rastin e ka paraqitur edhe në polici. MPB e vërteton se ka pasur dhunë në klasë dhe ka njoftuar se nëse ka fakte atëherë mësuesi do të përballet me vepër penale-maltretim gjatë kryerjes së punës, njofton Telma.
Inspektoriati për arsim pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës ende nuk është përgjigjur për dhunën në shkollën fillore ”Kuzman Shapkarev”. /Telegrafi/
Videon mund ta ndiqni këtu!