Maqedonia është vend i çudirave! Këtë herë kemi një shembull që ua përcjell Telegrafi Maqedoni dhe vlen për groshën e Tetovës që në paketim shkruan se vjen nga Kirgistani.
Në një fotografi që qarkullon në internet shihet një paketim prej 900 gram i groshës që shitet si ”Groshë Tetove” por në fund shkruan se është prodhuar në Kirgistanin e largët.
Pas kësaj, në rrjetet sociale është hapur debat se si ”Grosha e Tetovës” të prodhohet në Kirgistan?
Përndryshe, prodhimi i groshës në Tetovë ka qenë një krenari për tetovarët dhe për Maqedoninë në përgjithësi pasi ajo është shitur në të gjithë Jugosllavinë./Telegrafi/