Telegrafi

Edhe Kina ia kthen shpinën diktatorit korean, Kim Jong-un

Kina ka paralajmëruar se nuk do ta pranojë kurrë Korenë e Veriut si një shtet me armë bërthamore, duke i thyer kështu përfundimisht shpinën Kim Jong-un.

Paralajmërimi erdhi nga ambasadori i Pekinit në SHBA, vetëm pak orë pasi Kim Jong-un tha se vendi i tij ishte pranë arritjes së këtj “qëllimi final”.

Duke folur në një konferencë, në ambasadën kineze në Uashington DC, Cui Tiankai gjithashtu i bëri thirrje administratës së Donald Trump për të ndalur sulmet kundër shtetit komunist.

Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara duhet të “rifillojnë dialogun dhe negocimin”, deklaroi si.

“Sinqerisht mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë shumë më tepër, në mënyrë që të ketë një bashkëpunim efektiv ndërkombëtar mbi këtë çështje”, u tha ai gazetarëve.

Komentet e tij erdhën pasi Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike mbi Japoni, e cila zbriti në Oqeanin Paqësor. Kina ka qënë mbështetja më e adhe e Koresë së Veriut dhe eksportuesja më e madhe në vendin komunist, por duket se tashmë strategjia e qeverisë kineze ka ndryshuar.

Presidenti Donald Trump u kundërpërgjigj duke thënë , se shteti komunist do të ndiente “zjarrin dhe tërbimin” e forcave të tij të armatosura, nëse nuk ndalte programin e  armëve bërthamore.