Telegrafi

Edhe Kika i “Big Brother” kandidat për deputet, por në listat e boshnjakëve (Foto)

Ai është një ndër banorët më të komentuar ndër vite në edicionet e “Big Brother Albania”.

Fjala është për Kreshnik Husajn nga Peja, i njohur si Kika, i cili u bë i njohur falë hyrjes në “Big Brother 8”, ndërsa tash e disa vite merret me aktivitete dhe organizime të spektakleve të bukurisë në Pejë.

Sikur të mos mjaftojë kjo, Kika ka vendosur që ta sprovojë veten edhe në një sfidë tjetër, atë të konkurrimit për deputet në Kuvendin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen më 11 qershor, Kika do të kandidojë për deputet, gjersa e ka gjetur vetën në listat e boshnjakëve, më saktësisht në Partinë Demoktratike të Boshnjakëve të Kosovës (BSDAK)

Ai do të kandidojë në zgjedhje me numrin 11, ndërsa shprehet se është i lumtur që aderimin e tij në këtë parti e ka përkrahur kryetari i BSDAK-së, Hilmo Kandiq.

Me bindjen se do të fitojë, Kika ka treguar se do të konkurrojë edhe për kryetar të Pejës në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor.

Në qoftë se Kika fiton votat e duhura për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, atëherë i bie që në Parlament ai t’i bashkohet Grupit 6+, grup në të cilin bëjnë pjesë deputetët e minoriteteve dhe jo shqiptarët.

Përndryshe Partia Demokrate e Boshnjakëve (BSDAK) konkurron në zgjedhje në koalicon me Partinë Demokrate të Aksioneve (SDA).

I bindur në fitore, Kika ka thënë në disa intervista se: “Peja do ta ketë Kikën për kryetar”. Se sa do t’ia arrijë këtij qëllimi, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/

Lista e kandidatëve për deputetë t1ë koalciionit BSDAK-SDA