Bashkia e Shkupit dhe Komuna Qendër edhe këtë vit do të ndajnë subvencione për blerjen e biçikletave. Qytetarët do të mund të aplikojnë në shpalljet publike të cilat janë në fazën e përgatitjes dhe do të publikohen më vonë.
Në buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2018 për këtë qëllim janë paraparë 10 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi i kësaj mase është stimulimi i qytetarëve që sa më shumë të shfrytëzojnë biçikletën, si mjet i parë për transport”, njoftuan nga Bashkia e Shkupit.
Edhe vitin e kaluar Bashkia e Shkupit ndau subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletës dhe për këtë u harxhuan 10 milionë denarë./Telegrafi/