Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK-së), Erolld Belegu dhe sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Jeton Nixha, të martën kanë qenë pjesëmarrës në mbledhjen e Bordit të BIBL, të mbajtur në Sofje.
FBK ka konfirmuar se Kosova edhe në edicionin e ri do të përfaqësohet me dy skuadra në BIBL, ndërsa risi e sezonit të ardhshëm në BIBL do të jetë pjesëmarrja e një skuadre juniore që do të startoj qysh nga sezonin e ardhshëm.
Afati i fundit për paraqitjen e skuadrave nga Federatat pjesëmarrëse është 10 qershori i këtij viti, ndërsa sa i përket ligës së juniorëve aty do të marrin pjesë meshkujt e lindur pas 1 janarit të vitit 1997.
Kujtojmë se në sezonin e ardhshëm pjesë të BIBL-së është edhe Shqipëria, e cila është u pranuar zyrtarisht si anëtare e re e Ligës Ballkanike, ku është konfirmuar Vllaznia si pjesëmarrëse e re. /KP/Telegrafi/