Sezona e verës sjell në vendlindje edhe mërgimtarët, për të cilët edhe organizohen ngjarje të ndryshme.
Por, këngëtari Labinot Tahiri ka nisur një traditë të veçantë në qytetin e Ferizajit me rastin e ardhjes së mërgimtarëve.
Në fakt, edhe këtë vit artisti që është edhe deputet do të organizon “Darkën e Kurbetqarëve”.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka treguar se kjo do të mbahet gjatë ditës së nesërme (9 maj).
Këtë vit, së bashku me këtë ngjarje, këngëtari do ta shpërndajë albumin e tij të ri falas.
‘DARKA E GURBETQARIT 09 gusht, në Ferizaj! Jeni të mirëseardhur nga të gjitha trevat! Do jetë një mbrëmje e pa harruarrë.
“Tani e kemi dhe lejen, nga kryetari Komunës, në vendin me të mirë të qytetit, për ta mbajtur Darkën e Gurbetqarit. Me ju lëshua pa darkë, e pa muzikë, e pa respekt, nuk na bën vakia. Edhe secilit nga ju, do ua dhurojë nga një CD, të albumit të fundit…! Të paktën kah të merrni rrugën në mërgim, ia thoni këngëve që mos me u mërzitë’, ka shkruar artisti.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore dhe do të mbajë një seri koncertesh. /Telegrafi/