Site icon Telegrafi

Edhe këtë sezon transmetohet “Top Show”, ri-konfirmohen opinionistët (Foto)

Duket se edhe në edicionin e ri televiziv do të vazhdojë transmetimi i një nga emisioneve më të shikuara, “Top Show Magazine”.

Shumë prezantues dhe producentë kanë lëvizë nga një televizion në tjetrin.

Albin Kurti ishte një nga të ftuarit në Top Show

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur me “Top Show Magazine”.

Telegrafi mëson se edhe këtë edicion emisioni do të drejtohet nga Alban Dudushi, i cili është edhe autor i emisionit.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth emisionit Top Show

Ai do të jetë i shoqëruar nga opinionistët e edicionit të kaluar, bukuroshja ultra joshëse, Albana Osmani dhe redaktori i emisionit, Ervin Kurti.

Emisioni dallohet për batutat dhe pyetjet interesante ndaj të ftuarve.

Megjithatë, edhe performancat ‘live’ të pranishmëve me bendin e Top Channel nxjerrin në pah kualitetet vokale të tyre që publiku nuk i njeh. /Telegrafi/

Exit mobile version